Futbolli femrave, “Euro 2025” me transmetim direkt në TVM

01.07.2025 16:30

Kanë mbetur më pak se 24 orë...

Kanë mbetur  më pak se 24 orë deri në nisjen e evropianit të futbollit për femra. Vendmikpritës është Zvicra, ndërsa garat do nisin të mërkurën dhe do përfundojnë me 27 korrik, ndërsa do të marrin pjesë 16 përfaqësuese.

Titullin e kampionit e mbrojnë anglezet, të cilat janë edhe favorit numër një për të fituar titullin.

Pjesa më e madhe  e ekspertëve të futbollit, Spanjën si kampion aktual botëror e shofin si kandindat për të bashkuar të dy titujt.

Nga UEFA për DPA, kanë thënë se ky evropian do të jetë ndër më të shikuarit, pasi janë shitur 570 nga 673 mijë bileta, ndërsa 32 mijë të tjerat plotësuese do ju vehen në disponim përfaqësueseve që do kalojnë në fazën me eliminime direkte.

Nga tetë stadiumet në të cilët do të luhen ndeshjet me kapacitetin më të vogël janë ai në Sion (7.750  shikues) dhe Thun (8.100). Ndeshjet e para në “Euro 2025”, do ti luajnë:- Islanda – Finlanda si dhe Zvicra – Norvegjia.

Ndeshjet e këtij kampionati të femrave do të mund ti ndiqni në kanalet e servisit publik në vend. (Safet Ademi, TVM2)