Konflikti Rusi-Ukrainë, Zelenski është mirënjohës për mbështetjen e BE-së
Forcat ruse vazhdojnë sulmet ajrore intensive...

Forcat ruse vazhdojnë sulmet ajrore intensive në vende të shumta në të gjithë Ukrainën. Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pretendon se forcat ruse kanë pësuar një disfatë në frontin e Sumit.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, në Kiev njoftoi një rritje të ndihmës për Ukrainën në prodhimin e armëve. Zelenski falënderoi BE-në për mbështetjen e saj.
"Jemi mirënjohës për mbështetjen e paketës së 18-të të sanksioneve kundër agresionit rus. E di që udhëheqësit evropianë janë shumë afër kësaj pakete. E di që ende ka disa keqkuptime me Budapestin zyrtar dhe këtu ne, nga ana jonë, do të donim të thoshim se po i drejtohemi Gjermanisë si e forta dhe si udhëheqësja e Evropës. Lidhur me dialogun tuaj me Hungarinë, mendoj se është në interes të të gjithë Evropës që paketat kundër agresionit rus të funksionojnë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov e karakterizoi vendimin e anëtarëve të NATO-s për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe paralajmëroi se kjo politikë mund të çojë në shembjen e Aleancës. (Fitore Demolli, TVM2)
