Filipçe pas takimit me Kos: I nevojshëm konsensus i brendshëm për eurointegrime
01.07.2025 18:07
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe...

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe, sot bëri thirrje në konsensus të brendshëm mes të gjithë faktorëve politikë në shtet, me qëllim që të definohet mënyra në të cilën do të bashkëpunohet që vendi ta vazhdojë procesin e integrimeve evropiane.
Pas takimit me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos, lideri i LSDM-së opozitare tha se si parti mbeten plotësisht të përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane dhe se kjo është mënyra e vetme në të cilën shteti mund t’i përforcojë kapacitetet, qytetarët të kenë pozitë më të mirë ekonomike dhe të ketë reformë të vërtetë në sistemin juridik.
