Rekord i ri në Uimbëlldon, Pericard shërbëu me shpejtësi 246 km/h

01.07.2025 18:34

Tenisti francez Giovanni Mpeschi Pericard...

Tenisti francez Giovanni Mpeschi Pericard theu rekordin e Uimbëlldonit në ditën e parë të Grand Slam-it të tretë të sezonit. Tenisti shtat lartë, i njohur për servisin e tij vrasës, e justifikoi reputacionin e tij në ndeshjen e raundit të parë kundër Taylor Fritz.

Që në pikën e parë, ai shërbeu me një shpejtësi prej 239.8 kilometrash në orë, duke thyer rekordin e Taylor Dent nga viti 2010 (238.2).

Kjo nuk ishte e mjaftueshme për Pericard, kështu që në të njëjtën lojë në gemin e radhës ai në shërbimin e radhës arriti madje shpejtësinë  246.2 km/h.

Është interesante se as kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të fitonte atë pikë. Pericard ishte afër fitores ndaj amerikanit të favorizuar Fritz, por humbi setin e katërt (7:6, 7:6, 4:6, 6:7) pas së cilës ndeshja u ndërpre.

Arsyeja është rregulli i rreptë i Uimbëlldonit që nuk ka lojë pas orës 23:00. Deri në atë pikë, ai kishte servirur 33 asa. (Safet Ademi, TVM2)