Turqia nuk gjen “qetësi”, evidentohen 4 fronte zjarri në disa rajone
Zjarret pyjore që shpërthyen në Turqi...

Zjarret pyjore që shpërthyen në Turqi po vazhdojnë për të tretën ditë radhazi . Aktualisht janë evidentuar ka 4 vatra kryesore, nga të cilat zjarri është përhapur në fronte të veçanta.
Në deklaratat e tij, Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë, Ibrahim Yumakli, tha se 342 zjarre serioze kanë shpërthyer në të gjithë Turqinë që nga e premtja.
Më hollësisht, sipas agjencisë turke të lajmeve Annadolu, forcat ajrore dhe tokësore po punojnë vazhdimisht për të shuar zjarret në pyje në rajonet Seferihisar, Menderes dhe Buca të Izmirit , në rajonet Akhisar, Ahmetli dhe Kula të Manisës, në rajonin Sutculer të Ispartës dhe në rajonin qendror Antakya të Hatay.
Helikopterët e Forcave të Armatosura Turke (TAF) po mbështesin gjithashtu përpjekjet për shuarjen e zjarreve.
