Grupi i Shabanit , liron objektin e BFI-së

15.05.2015 14:00

Grupi i Myftiut të shkarkuar të Shkupit, liroi sot objektin e BFI-së. Sot në mëngjes , në ambientet e BFI-së, erdhën përmbaruesit për të zbatuar vendimin gjyqësor për ndërhyrje joligjore në BFI...

Por grupi që përkrah Myftiun e shkarkuar të Shkupit, thotë se vendimi nuk ka të bëjë me përmbaruesit por ata u tërhoqën  për të respektuar  natën e  madhe të  Israsë dhe Miraxhit , duke mos dashur të prishin atmosferën e pritjes së Muajit te Ramazanit.

“I japim fund ngujimit tonë në zyrat tona.Këtu qendruam burrërisht që nga 04.05 2015 për një mejdan që Sulejman Rexhepi e kërkoi me 26.04.2015. Ai në ka tradhëtuar shpeshëher, por kësaj rradhe e tradhëtoi edhe vetveten, duke kaluar mejdanin në arenat gjyqësore dhe policore, mekanizma me të cilët është pa konkurrencë”, deklaroi  Abaz Islami.

Grupi i  ish myftiut Ibrahim Shabani , tha se edhe më tej do të vazhdojnë të angazhohen qe të kthehet sistemi jurdik në BFI. (Rexhep Qamili, TVM2)