Maqedoni

Parashikimi i motit

02.07.2025 09:03

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare lokale...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të jetë më e fuqishme nga drejtimi verior.
 
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 38°C.
 
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.