Maqedoni

Seancë e Komisionit për Financim dhe Buxhet në Kuvend

02.07.2025 09:11

Sot në Kuvend nis debati për Propozimin për Ndryshime dhe Plotësime në Buxhetin e vitit 2025...

Sot në Kuvend nis debati për Propozimin për Ndryshime dhe Plotësime në Buxhetin e vitit 2025, në lexim të dytë, në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet.
 
Diskutimi i përgjithshëm dhe shqyrtimi i amendamenteve në këtë komision do të zgjasë dhjetë ditë. Për propozim-buxhetin janë parashtruar mbi 200 amendamente nga propozues të autorizuar.
 
Me Projekt-ribalancimin e miratuar nga Qeveria më 19 të këtij muaji, të ardhurat totale janë projektuar në 362,4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale janë planifikuar në 47,5 miliardë denarë. Projeksioni për rritjen e BPV-së mbetet 3,7%, ndërsa inflacioni pritet të stabilizohet dhe është projektuar në 2,8%. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar, si në vlerë absolute ashtu edhe si përqindje e BPV-së – 41,3 miliardë denarë ose 4% e BPV-së.