Maqedoni

Nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

02.07.2025 11:11

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata, njofton LAMM....

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, mbi rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i rritur.
 
Në pikat kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje apo dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore të vendosur dhe të drejtojnë mjetet me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, shtigje lumi dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.