Maqedoni

Zjarri përsëri në Vizbegë këtë mëngjes

02.07.2025 11:55

Në Vizbegë sërish ka shpërthyer zjarr që në orët e para të mëngjesit....

Në orët e para të mëngjesit, në Vizbegë ka shpërthyer sërish zjarr. Një re e dendur dhe e zezë tymi është ngritur mbi pjesën veriore të Shkupit dhe po përhapet drejt qytetit.
 
Ky nuk është rasti i parë gjatë kësaj vere. E njëjta deponi ishte përfshirë nga flakët edhe më 30 qershor, kur Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se zjarri riaktivizohet vazhdimisht, për shkak të natyrës së mbeturinave që digjen lehtësisht.