Arbitrazh për përfundim më të shpejtë dhe më të lirë të kontesteve gjyqësore
Procedura të shpejta, cilësore, pa ankesa dhe revizione, shpenzime të ulëta të avokatëve dhe vendime të cilat mund të kryhen në vendet e jashtme...

Këto janë vetëm disa nga përparësitë për shkak të cilave për zgjidhjen e kontesteve duhet të zgjidhet arbitrazhi në vend të procedurës standarde gjyqësore, u tha t në konferencën e sotme të arbitrazhit në Odën Ekonomike të Maqedonisë.
Sipas Arsen Janevskit, profesor i Fakultetit Juridik në Shkup, përparësi e madhe është edhe ajo që arbitrazhi mund të zbatohet në gjuhë tjetër, sipas marrëveshjes së palëve në kontest, me shikim se pothuajse gjithmonë mes tyre ka palë. Prej vitit 1992 e deri tani në Maqedoni janë zbatuar rreth 35 konteste.
“Prej tyre shumica janë me element të huaj dhe përafërsisht vlerë të madhe, 7, 8, por edhe 10 milionë euro. Më e rëndësishme është, megjithatë, që procedurat kanë përfunduar dhe janë kryer”, thotë Janevski.
Arsyen për numrin e vogël të procedurave të arbitrazhit, Janevski nuk e sheh tek shpenzimet, edhe pse taksa e arbitrazhit arrin 200 euro.
"Nuk mundet prej përpara të thuhet nëse dhe sa procedura të arbitrazhit është më e lirë nga ajo gjyqësore, ajo varet nga lënda e kontestit, vlera e tij. Por, në procedurat gjyqësore mund të ketë taksë për padi deri në 1.000 euro, taksë për aktvendim, për ankesa, procedura mund të vjen në shkallë të parë ose të dytë, të shkojë në Gjykatën Supreme dhe ajo ta ndërpresë vendimin, ta kthejë në gjykim të sërishëm”, thotë Janevski.
Nga aspekti i arbitrazhit, Kroacia është më e mira në rajon sepse ka traditë shumë më të gjatë.
Çështja e shfrytëzimit të arbitrazhit, ashtu siç potencon profesori Mihajlo Dika, kryetar i gjykatës së përhershme të arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kroacisë, është reflektim i kulturës juridike. Për zbatim më të madh të zgjidhjeve kontestuese të arbitrazhit, e domosdoshme është ideja të promovohet, të vjen deri te kompanitë, drejtorët e tyre, shërbimet juridike, komercialistët.
Ato duhet të kuptojnë se është shumë e rëndësishme të zgjedhin arbitrazh në vend të kompetencës së gjykatës shtetërore.
Në konferencë qëllimi i të cilës është popullarizimi i arbitrazhit si një nga mënyrat alternative për zgjidhjen e kontesteve, morën pjesë profesorë nga Fakulteti juridik në Shkup, avokatë, përmbarues dhe përfaqësues të kompanive. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
