Dibër , përfundoi asfaltimi i rrugës për në Bomovë
Këto ditë në Dibër përfundoi projekti i asfaltimit të rrugës për në fshatin Bomovë. Kjo nismë realizohet me mjete nga Banka Europiane dhe Banka Boterore...

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata shton se këta projekte, do të ndikojnë në rivitalizimin e fshatit dhe stimulimin e bujqësisë.
Në këtë fshat nga mungesa e infrastrukturës dhe nga presionet politike që bënin strukturat e komunizmit tek banorët e brezit kufitar sot nuk jeton asnjë familje, megjithatë asfatlimi i kesaj rruge do te kontriboje ne zhvillimin dhe perparimin e bujqesisë.
Rruga për fshatin Bomovë është e gjatë tre kilometra e gjysëm, me një gjërësi asfalti prej 3.5 metra.
Nga fshatrat e Komunës së Dibrës ka mbetur pa asfaltuar vetëm rruga e vjetër e fshatit Krifcë, e cila në këshillin komunal është vlerësuar si prioritare dhe së shpejti pritet të asfaltohet edhe ajo. (Atli Dema, TVM2)
