Ministri Aliu: Në ueb-faqen e ministrisë, qytetarët mund të paraqesin parregullsitë

02.07.2025 16:48

Qytetarët tani do të jenë në gjendje të raportojnë...

Qytetarët tani do të jenë në gjendje të raportojnë parregullsitë  në kujdesin shëndetësor  në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Raportimi do të jetë anonim, por qytetarët do të mund  të lënë të dhëna personale si një numër telefoni dhe adresë email-i, në mënyrë që autoritetet të mund t'i kontaktojnë nëse kanë ndonjë pyetje, theksoi në brifing ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Sipas tij, mund të raportohet një pritje më e gjatë në një klinikë ose ndonjë parregullsi tjetër, që mund t’i shqetësojë qytetarët, si dhe fotografitë me dokumentet mund të bashkëngjiten si prova.

Në fund të çdo muaji është planifikuar të publikohen  të dhënat se për  cilat institucione  të kujdesit shëndetësor bëhet fjalë dhe sa parregullsi janë raportuar nga qytetarët.

Në konferencë u tha gjithashtu se disa ligje po ndryshohen. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)