Befasi në Wimbledon, eliminohen shumë favoritë si Gouf e Zverev

02.07.2025 19:09

Këtë vit, u vendos një rekord për numrin më të madh...

Këtë vit, u vendos një rekord për numrin më të madh të favoritëve që u eliminuan në raundin e parë të turneut prestigjioz të tenisit Wimbledon. Plot 13 tenistë që janë në  mesin e tridhjetë e dy më të mirëve në listën e ATP-së dhe VTA-së, humbën papritur në ndeshjet e para të turneut, gjë që u dha tenistëve me renditje më të ulët një shans për të arritur rezultate historike për ta. 

Në një ndeshje që zgjati dy ditë, Arthur Rinderknecht mundi lojtarin e tretë në botë, Alexander Zverev pas katër orësh e 42 minutash lojë. Ndërsa Daria Yastremska bëri një surprizë të madhe duke eliminuar tenisten e dytë në botë, Coco Gauff.

Ukrainasja, aktualisht e renditur e 42-ta në renditjen e WTA-së, mundi kampionen në fuqi të Roland Garros.

Ishte kjo fitorja e  saj e parë kundër amerikanes, në ndeshjen e tyre të katërt.

Alcaraz pati vështirësi në ndeshjen e parë me veteranin Fabio Fognini në një ndeshje emocionuese me pesë sete, kështu që ai iu afrua shumë  afër kësaj liste befasuese. Kështu turneu i sivjetmë në Wimbledon po përjeton një valë të befasishme eliminimesh. Para Zverevit (3), nga gara janë larguar edhe emra si Daniil Medvedev, Stefanos Tsitsipas, Holger Rune dhe Lorenzo Musetti (7) – duke e bërë këtë edicion ndër më të paparashikueshmit në vitet e fundit.