Ngjarjet në Kumanovë, aksion policor në tërë Kosovën
15.05.2015 14:10
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të shtrirë në të gjitha rajonet e vendit, duke bastisur shtëpitë e familjeve të shtetasve të Kosovës të përfshirë në përljeshjen e armatosur fundjavën e kaluar në Kumanovë...

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka konfirmuar se aksioni është duke vazhduar dhe në fund të ditës do të prezantohen rezultatet e tij. Kelani ka nënvizuar se oficerët e policisë kanë në fokus të aksionit kërkimin e armëve pa leje.
Mësohet se policia gjatë bastisjeve ka marrë dëshmi të reja për shkaqet e përfshirjes së këtyre personave në ngjarjet e Maqedonisë.
Aksioni i Policisë së Kosovës tek shtëpitë e qytetarëve të Kosovës, ka ardhur pasi Shkupi zyrtar i dërgoi Ministrisë së Jashtme të dhënat.
