Fetai vizitë në Agjencinë e Administratës, përgatisim institucionet për përfaqësim të drejtë

02.07.2025 20:54

Zëvendës Kryemsinitri Arben Fetai...

Zëvendës Kryemsinitri Arben Fetai, ka takuar Zv.drejtorin e Agjencisë së Administratës, Muhamed Krasniqi, me të cilin ka diskutuar rreth propozim Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili dit më parë u miratua në Qeveri.

Agjencia për Administratë është institucioni me kapacitetin administrativ dhe juridik për t’i zbatuar në praktikë rregullat e përfaqësimit të drejtë, thekson Fetai.

Sipas tij Ligji i jep asaj funksionin e dizajnerit dhe mbikëqyrësit të politikave të punësimit, në përputhje me përbërjen etnike të popullsisë.