Sot nis “EURO 2025”, dy shqiptare luajnë në Europianin e femrave
Kampionati Evropian i futbollit për femra...

Kampionati Evropian i futbollit për femra, i cili do të zgjasë deri më 27 korrik, do të nis sonte me ceremoninë e hapjes dhe ndeshjen mes Islandës dhe Finlandës.
Në turne po marrin pjesë 16 skuadra dhe Polonia e Uellsi janë dy kombëtare që do të debutojnë për herë të parë në një Kampionat Evropian mes përzgjedhjeve më të mira evropiane.
Anglia në këtë evropian futet si kampion aktual.
Në këtë kampionat do të paraqiten edhe dy futbolliste shqiptare Riola Xhemaili dhe Kosovare Asllani, që do luajnë për dy përfaqësuese të ndryshme.
Gjermania, llogaritet si favorite I dytë për të triumfuar, pasi tre vjet më parë në finale u mund nga Anglia.
Gjermanet edhe më tej mbeten më të suksesshmet në historinë e këtyre garave ku kanë 8 trofe, me 6 me radhë nga 1995 - 2013. Shtetet skandinave vazhdojnë të jenë forcë botërore në futbollin e femrave.
Suedia me Asllanin (35), në botërorin e fundit fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Spanja si kampione aktuale botërore, dëshiron të luaj në finale dhe të fitojë titullin e parë kampion evropian.
Nëse ia del ta fitojë titullin, pas Gjermanisë do bëhet kombëtarja e dytë që ka bashkuar të dy titujt.
Ndërsa Zvicra me Riola Xhemaili, do të orvatet të bëhet vetëm vendi i tretë organizator që ka fituar titullin kampion i kontinetit të vjetër.