Masa e re për praktikë pune për të rinjtë, Durmishi: Synojmë të përfshijmë 1.352 persona
02.07.2025 21:27
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi...

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot masën e re të praktikës si pjesë e Planit Operativ për Masat Aktive të Punësimit për vitin 2025.
Me këtë masë, investohet drejtpërdrejt në njohuritë, kapacitetet dhe potencialin e të rinjëve deri në moshën 29 vjeçare, tha ministri Durmishi.
Qëllimi i masës është 1.352 persona të papunë deri në moshën 29 vjeç, me të paktën arsim të mesëm, të përvetësojnë shkathtësi praktike pune, njohuri dhe përvojë.
