Këshilli Gjyqësor, kryetari i Gjykatës Supreme dha betim solemn

03.07.2025 16:27

Pas dhënies së betimit solemn para Këshillit Gjyqësor...

Pas dhënies së betimit solemn para Këshillit Gjyqësor, gjyqtari Afrim Fidani edhe zyrtarisht mori detyrën e kryetarit të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kundërshtarja e vetme e Fidanit ka qenë kryetarja e deritanishme e Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Tha se do të punojë për të rivendosur besimin në gjyqësor dhe premtoi që do të veprojë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme.

“Prioritet do të jetë kthimi i besimit të qytetarëve në gjyqësor. Ajo do të realizohet përmes rritjes së transparencës nga ana e gjykatës, llogaridhënies, bashkëpunimi i gjykatës me institucionet shtetërore, ato joqeveritare, mediat dhe e hapur për qytetarët.”, - deklaroi kryetari i Gjykatës Supreme, Afrim Fidani.

Së bashku me gjykatësin Fidani, betim solemn dhanë edhe gjykatësi Haxho Tariq, i cili është zgjedhur në krye të Gjykatës Themelore në Krushevë, gjykatësit Marija Kletniçka-Markovska, Olja Ristova, Ivan Xholev dhe Betim Jahja, të cilët u ngritën në detyrë dhe do të jenë gjyqtarë në Gjykatën e Apelit të Shkupit për fushën penale.

Sa i përket lidhjes familjare të disa nga gjykatësit e zgjedhur me funksionarë të pushteteve të ndryshme, kryetari Kambovski vlerëson se profesionistët duhet të ngrihen në detyrë, pavarësisht afërsisë familjare me pushtetin.

“Atë e thashë disa herë nga pushtete të ndryshme funksionarë të afërt. Megjithatë, është fakt se të gjithë atë janë me vite të tëra gjykatës mbi 15 vite, dikush 18 dhe 20. Është me të vërtet për të ardhur keq se nëse bashkëshorti apo bashkëshortja kanë ndonjë profesion tjetër dhe gjithë jetën që ia kanë kushtuar profesionit të gjyqësorit ta ndërlidhim vetëm më bashkëshortësi.”, - theksoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme që procedura gjyqësore për tragjedinë e shkaktuar në Koçan të zhvillohet në Gjykatën Penale në Shkup, Kambovski dhe Fidani presin gjykim të drejtë. (Florije Kamberi, TVM2)