Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Më shumë të siguruar se sa banorë në RMV

03.07.2025 17:48

Fondi për Sigurim Shëndetësor...

Fondi për Sigurim Shëndetësor do të inspektojë numrin e personave të siguruar, pasi  numri i përgjithshëm i personave që gëzojnë këtë të drejtë tejkalon  numrin e banorëve të vendit.

Aktualisht mbi një milion e 820 mijë persona figurojnë në regjistrin e fondit shëndetësor si persona të siguruar.

Drejtori i fondit thotë se me gjasë, në regjistër ndodhen edhe persona që jetojnë jashtë vendit, ndërsa nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe persona të rrejshëm me sigurim shëndetësor.

“Mbi gjysma e mbajtësve të polisave të sigurimit shëndetësor janë mbi baza të tjera, jo në bazë të pagës dhe fëmijëve të siguruar. Ne kemi nisur një iniciativë para Qeverisë për të rishikuar kriteret. Kjo është një punë ndërsektoriale që do të kërkojë kohë, sepse kemi më pak banorë sesa kemi aktualisht persona me sigurim shëndetësor.”, - deklaroi drejtori i FSSh-së, Sasho Klekovski.

Nga Fondi Shëndetësor po ashtu theksojnë se përshkrimi i ilaçeve në formë elektronike nga mjekët amë, konfirmon më lehtë nëse pacienti ka sigurim shëndetësor.

“Duam që më shumë të kursehemi nga recetat e rreme dhe të ngelen më shumë mjete për shfrytëzuesit e vërtetë të ilaçeve. Kjo për shkak se vetëm në vitin 2024 kishim 1 milion receta më shumë dhe 5 milionë euro në situatë të rënies së popullsisë, kështu që duhet ta përmirësojmë kontrollin dhe punën e përgjegjshme.”, - theksoi Sasho Klekovski nga FSSh.

Sipas drejtorit të fondit 65 për qind të shpenzimeve nga barnat, qytetarët i paguajnë vet dhe sipas tij, në këtë drejtim duhet punuar që këto shpenzime të ulen. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)