VLEN-i akuza ndaj BDI-së për mënyrën e qeverisjes
Koalicioni VLEN ka lëshuar kritika në adresë të BDI-së...

Koalicioni VLEN ka lëshuar kritika në adresë të BDI-së, duke e quajtur absurde dhe hipokrite që ata që për dy dekada e shkatërruan përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, sot hiqen si mbrojtës të barazisë.
“Janë po ata që e kthyen administratën në plaçkë pazari. E lanë qytetarin shqiptar pa zë dhe pa mbrojtje përballë diskriminimit. Kërkuan të hiqet balancuesi dhe për 24 vjet nuk patën guximin ta rregullojnë me ligj një të drejtë themelore që buron që nga Marrëveshja e Ohrit, sepse barazia për ta kurrë nuk ishte qëllim, ishte peng, që u shërbente interesave të tyre. VLEN-i, në vetëm një vit qeverisje, ka bërë atë që s’u bë për një çerek shekulli. Është arritje historike për shqiptarët në administratën shtetërore. Sot, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është më një frazë bosh, po bëhet realitet. Shqiptarët po avancohen në institucione, në pozita me përgjegjësi, jo me privilegje, por me meritë. Sepse, qasja ka ndryshuar: drejtësi, barazi dhe dinjitet për të gjithë. BDI e kundërshton këtë ligj, sepse s’mund ta përdorë më si mjet për tregti politike, ata shitën barazinë për Soravinë. Sepse nuk ka më poste që ndahen nëpër darka e prapaskena. Ne nuk punojmë për lajme të rreme, por për ndryshim të vërtetë. Për reforma që preken, ndihen dhe ndryshojnë jetën e qytetarit.”, thekson VLEN-i.
