PPD fton në zgjidhje urgjente të krizës politike
PPD ka ftuar në zgjidhjen urgjente të krizës politike në vend...

Sipas zëdhënësitë të kësaj partie Faton Aliti, pushteti aktual nuk mund të garantojë gjyqësi të pavarur, administrate profesionale dhe liri të të shprehurit dhe në veçanti nuk mund të garantojë luftën kundër korrupcionit dhe kriminalitetit.
“PPD vlerson se zgjidhja e kësaj krize politike nuk duhet vonuar sepse çdo zvarritje rrezikojmë që të futemi në situate tjera të padëshirueshme , që mundet të jenë edhe të kobshme, ashtu siç ishin ngjarjet në Kumanovë. Ne konsiderojmë se zgjidhja më e shpejtë dhe më e mirë është Qeveri kalimtare e cila do të krijonte kushte për zgjedhje, rezultati I të cilave do të ishte shprehje e vullnetit të lirë të qytetarëve”, tha Aliti.
PPD është deklaruar në mbështetje të protestave të paralajmëruara për ditën e diel, për t’i dhënë, sipas zëdhënësit Faton Aliti, një mundësi ndërtimit të një Maqedonie demokratike, ku do të sundojë ligji dhe ku preukupimi kryesor i politikbërësve do të jetë mirëqenia në shtet si tërësi. (Naim Ramadani, TVM2)
