Perinski për komunat: 20 miliardë denarë,1.200 projekte infrastrukturore

04.07.2025 14:00

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski...

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, gjatë një konference për shtyp prezantoi rezultatet e arritura nga dikasteri i tij gjatë 12 muajve të fundit.

Ai theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka qenë partneri më i besueshëm i komunave, duke ndarë një total prej 20 miliardë denarësh për realizimin e 1.200 projekteve kapitale infrastrukturore në nivel lokal.

“Përmes nënprogramit A, e dedikuar për projekte infrastrukturore të komunave dhe në kuadër të të dy thirrjeve publike, komunat e vendit kanë aplikuar me rreth 1.200 projekte që janë të dedikuara për infrastrukturë kapitale. Kjo shumë prej 20 miliardë denarë, paraqet shumën më të madhe që ndonjëherë i është ndarë komunave nga ana e Qeverisë për zhvillim lokal. Vetëm gjatë thirrjes së parë publike për vitin 2024 janë miratuar për financim plotë 288 projekte nga të gjitha fushat, në thirrjen e dytë publike i cili mbaroi më 30 prill të këtij vitit, komunat kanë aplikuar me 887 aplikime nga 80 komuna.”, - deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Perinski gjithashtu theksoi se komunave u janë ndarë mjete edhe përmes Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal, ku për vitet 2024 dhe 2025 janë miratuar gjithsej 176 projekte.

Këto projekte kanë qenë të fokusuara në zhvillimin e rajoneve planore, fshatrave, zonave urbane, si dhe atyre me zhvillim specifik.

“Përmes programit për reduktimin e pabarazive të zonave urbane zhvillimore për vitin 2025, janë miratuar për financim 38 projekte në vlerë të përgjithshme prej afro 88 milionë denarë. Ministria për Vetëqeverisje Lokale po ashtu ka hartuar edhe ligjin për pushtet lokal dhe bazohen në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, sidomos në pjesën e demokracisë lokale, ku parashihet edhe shkarkim të kryetarit të komunës.”, - deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Perinski gjithashtu i bëri thirrje opozitës, LSDM-së dhe BDI-së, që të mbështesin dhe miratojnë ligjin për pushtetin lokal. (Fitim Kryeziu, TVM2)