Shënohet trend negativ demografik, Mickoski: Alarmante, ka më shumë vdekje se lindje

04.07.2025 14:42

Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski alarmon për rënien demografike në Maqedoni, që së fundi është bërë trend në nivel global. Mickoski thekson se vazhdimisht po shënohet rritje e vdekshmërisë, ndërsa vërehet rënie e dukshme e lindjeve.

Kjo, sipas Mickoskit, paraqet kërcënim serioz për zbrazjen e vendit, andaj paralajmëroi masa për të luftuar këtë trend negativ.

Qeveria po mendohet seriozisht për futjen e taksave për të pamartuarit, tha Mickoski.

“Në katër vitet e fundit kemi humbur më shumë se 33.000 banorë, sikur të ishte zhdukur një qytet me madhësinë e Kavadarit ose Kërçovës. Shkalla e lindjeve ra nga 12.5 për mijë në vitin 2010 në vetëm 8.8 në vitin 2024. Në shumë komuna dhe fshatra nuk ka as edhe klasë të parë. Gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë vet, gjithnjë e më pak martohen, gjithnjë e më pak fëmijë po lindin.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Njëra ndër masat që do të ndërmarrë Qeveria është ndërtimi i çerdheve, hapja vendeve të reja të punës, rritjen e mbështetjes financiare për fëmijën e parë, fëmijën e dytë, mbështetje financiare për fëmijët binjak, kthimin e tatimit për të ardhurat personale për nënat pas lindjes, etj.

Pavarësisht mundësive financiare, çdo grua do të ketë mundësinë për 6 fekondime in-vitro. E rëndësishme është të zvogëlohet shpërngulja e popullit dhe të rritet fertiliteti.

“Rimëkëmbja demografike duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të përfshijë aspektet populluese, migratore, familjare dhe të strehimit, ekonomik, social, tatimor dhe rajonal. Misioni ynë është më se i qartë, të ndërtojmë një shtet ku çdo i ri sheh të ardhmen. Çdo i moshuar ndjen kujdes dhe çdo qytetarë është pjesë e zgjidhjes.”, - theksoi ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani.

“Një numër të madh të vendeve u mungojnë njerëzit. Për këtë arsye demografiku është në mesin e prioriteteve të kësaj qeverie dhe për këtë arsye në periudhën e ardhshme publikojmë masa të cilat janë relevante dhe kanë të bëjnë me demografinë. Kur mendojnë për të ardhmen nuk guxojmë të mendojmë për 1, 2, 3 apo 5 muaj  apo 1, 2, 3 vite, por për 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme.”, - u shpreh koordinatori nacional për Demografi, Vlladimir Gjorçev.

Këto të dhëna u dhanë me rastin e ngjarjes që ka të bëjë me trendet demografike, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme.

Zhvillimi i dokumenteve strategjike për qëndrueshmëri demografike, me ç’rast u njoftua për fillimin e procesit të dialogut gjithëpërfshirës për përballjen e tendencave negative demografike, paraqet sfidë pothuajse në tërë botën. (Florije Kamberi, TVM2)