Maqedoni

Plenumi i Nxënësve ndëpret kampin, nga e hena nxenesit ne mesim

15.05.2015 15:32

Plenumi i nxënësve të shkollave të mesme vendosi që bojkotin ta pezullojë dhe të tërhiqen tendat e vendosura para MASH it...

Nga plenumi I nxënësve bëjnë të ditur se ka pasur presione nga më të ndyshmet nga profesorët , për sa i përket përmirësimit të notave nga materiali i cili nuk është mësuar gjatë bojotit.
 
Sipas tyre MASH me sjelljen e saj ka ndikuar në kolabimin e arsimit të mesëm.
 
“Ata jo si përfaqësues të Ministrisë por si njerëz dhe prindër nuk lejuan zgjidhjen e këtij problemi,por lejuan që të vendosen tenda dhe ku nxënës të mitur kalonin natën në kushte të pasigurta.Ne sollëm vendimin tone që Mash ta shpallim si jolegjitime” tha Ismet Shabanoviq nga Plenumi I nxënësve.
 
Nga Plenumi paralajmëruan edhe betejë më radikale nga viti I ardhshëm për plotësimin e kërkesave të tyre.
 
“Mbajeni në mend vendosmërinë tone,numrin tone dhe qasjen serioze në kërkesat tona.Mbajeni në mend 1 shtatorin e vitit 2015 dhe mos lejoni reprize të periudhës që kaloi sepse për gjithcka jeni përgjegjës ju dhe vetëm ju”, tha Simona Tufekgjiq nga Plenumi I nxënësve
 
Donacionet të cilast janë mbledhur në këtë periudhë nga Plenumi I nxënësve do të jipen për rikonstruimin e shkollës fillore Vuk Karagjiq si pasoj e konfliktit të armatosur.Sipas nxënësve mësimi I humbur do të kompenzohet në bashkëpunim me profesorët.
 
FLUTURA LATIFI