Kumanovë, filloi sistemi “One Stop” në kufirin Tabanoc - Preshevë

04.07.2025 17:10

Me nënshkrimin e marrëveshjes mes ministrave të MPB-së së RMV-së dhe të Serbisë...

Me nënshkrimin e marrëveshjes mes ministrave të MPB-së së RMV-së dhe të Serbisë, Pançe Toshkovki dhe Ivica Daçiq, edhe zyrtarisht ka filluar vënia në përdorim e sistemit “One Stop” për kontroll të përbashkët të integruar.

Me këtë mundësohet qarkullim shumë më i shpejtë dhe më i lehtë, pasi që bëhet vetëm një ndalesë kontrollimi.  

“Thjesht aplikohet sistemi “One Stop”, që nënkupton vetëm një kontroll në kufi edhe atë vetëm në hyrje të njërit nga shtetet. Me këtë thjeshtësohet kalimi, zvogëlohet koha e pritjes në kufi, por edhe shkarkohen tollovitë e deritashme. E dini se gjatë muajve të verës apo kur kemi festa krijohen tollovi në kufi për çka njerëzit me të drejtë ankohen për kohën e pritjes, andaj ky është një hap i madh i këtyre pritjeve të gjata.”, - deklaroi ministri i MPB-së i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ndjej kënaqësinë që atë që e premtuam, sot e realizuam. Në fillim të këtij sezoni veror po e aplikojmë sistemin e vetëm një kontroll kufitar, që do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të qytetarëve, kontroll kufitar që ofron pritje më të shkurtra.”, - theksoi ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

Gjithsesi aplikimi i sistemit “One Stop” në pikën kufitare në Tabanoc- Preshevë, më së shumti do t’i gëzohen mërgimtarët tanë, të cilët për disa ditë pritet të vijnë në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore.

Ata për dallim nga vitet e mëparshme, këtë herë do të presin shumë më pak në kufi falë sistemit të integruar “One Stop”. (Fatlum Aqifi, TVM2)