Prokuroria akuzë ndaj ish-drejtorit të Geriatrisë, Muhsin Arifi
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar...

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër dy personave.
I pandehuri i parë është Muhsin Arifi, drejtor i Spitalit të Specializuar për Mjekësi Geriatrike dhe Paliative “13 Nëntori”, i cili akuzohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
I pandehuri i dytë akuzohet për pranimin e shpërblimit për ndikim të paligjshëm.
Sipas pretendimeve në aktakuzë, drejtori kërkoi përfitim të konsiderueshëm financiar për veten e tij, me qëllim miratimin e shtrimit në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, që ishte detyra e tij zyrtare.
Ai kërkoi paratë nga një dëshmitar, i cili kishte lidhur marrëveshje për mbështetje të përjetshme me pacientin. I pandehuri i dytë, duke përdorur ndikimin e tij tek drejtori, ndërmjetësoi dhe mori shumën e kërkuar për të kryer veprimin zyrtar.
Ai u arrestua në vendngjarje nga policia, ndërsa merrte një pjesë të shumës së rënë dakord në shumën prej 20.000 eurosh.
