Lutkov: Rritet buxheti për kulturën në vitin 2025

04.07.2025 18:00

Edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov...

Edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, raportoi për punën e tij njëvjeçare. Sipas tij, buxheti për kulturën për vitin 2025 është rritur për 55 milionë denarë.

Me planifikim të duhur të mjeteve, sipas tij, është shënuar rritje e dukshme e programeve në programin dramatik për rreth 40 për qind; për ndërkombëtare dhe mbrojtje të pasurive audiovizive rritja është 30 për qind; për arte vizuale, arkitekturë, dizajn, aktivitetet e bibliotekave dhe botimeve është 25 për qind; ndërsa për herë të parë janë futur dhe buxhete të deleguara në 18 institucione.

Ai gjithashtu informoi edhe se është realizuar konkursi vjetor i reformave për mbështetje të projekteve nga interesi kombëtar në kulturë dhe se për herë të parë janë sjellë akte të veçanta lidhur me procedurat për realizimin e konkurseve vjetore.

“Me një planifikim të duhur të mjeteve buxhetore, buxheti për kulturën për vitin 2025 është rritur për 55 milionë denarë. Në vitin 2024 trashëguam një kulturë pa strategji, pa prioritetet e përcaktuara dhe plan aksioni. Trashëguam borxhe prej 273 milionë denarësh. Ndërsa gjatë kësaj kohe siguruam edhe 71 milionë denarë për aktivitete programore dhe mbi 78 milionë për projekte për komunat. Nga perspektiva e sotme mund të them se kultura është përsëri në fokusin e skenës publike dhe jetës publike.”, - deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. (Fitim Kryeziu, TVM2)