Erns Rajhell: Kërkoni rrugëdalje! Mos i hidhni benzinë zjarrit!

15.05.2015 15:34

Gjermania është thellë e shqetësuar për krizë politike që po kalon vendi dhe aksionin në Kumanovë, me shpresë se zhvillimit e fundit nuk do të tendosin marrëdhëniet ndëretnike...

Gjermania kërkon sjellje të përgjegjshme si nga pushteti poashtu edhe nga opozita dhe përshëndet takimin e një dite më parë të kryetarëve të partive politike me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ShBA-së dheBE-së.

Mesazhet i përcolli, në Shkup, Erns Rajhell, delagat special për Evropën Juglindore, gjatë takimit me zëvendës kryeministrin Fatmir Besimi, ministrin e jashtëm Nikolla Poposki, liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe liderin e opozitës Zoran Zaev.

“Gjetja e një rruge për daljen nga kjo krizë e rëndë kërkon që qeveria dhe opozita të tregojnë përgjegjësi dhe të ndajnë përgjegjësinë. Për këtë arsye, ne kemi mirëpritur dhe mbështesim mbledhjen e djeshme të katër liderëve të partive në praninë e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Kjo është shpresa jonë e sinqertë se ky format do të çojë në marrëveshjet për të rivendosur besimin në institucionet e vendit tuaj dhe të proceseve demokratike”, tha Rajhell.

Rajhell inkurajoi bashkëbiseduesit që të angazhohen në mënyrë më aktive dhe të ndjeshme në procesin e ndërmjetësimit të udhëhequr nga tre anëtarët e Parlamentit Evropian. Gjermania shpreson se të gjitha palët e interesuara do të tregojnë në mënyrë aktive angazhimin e tyre për standartet evropiane të sundimit të ligjit, transparencës dhe drejtësisë.

Si lider evropain, Gjermania kërkon që qeveria të merr në konsideratë, në mënyrë konkrete dhe thelbësore, akuzat e shumta për keqbërje serioze të qeverisë që lindin nga dhënia e informacioneve shpjeguese.

“Dorëheqjet e fundit të ministrave të qeverisë dhe të Drejtorit të Sigurimit mund të jenë hapat e parë të rëndësishëm për të filluar rikthimin e besimit të publikut dhe për të adresuar problemet më themelore të cilat janë bërë të dukshme” potencoi ai .

Në funksion të ngjarjeve të paralajmëruara për të dielën dhe të hënën, Gjermania mbështet plotësisht të drejtën themelore demokratike të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, dhe përsërit thirrjen për të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna. (Shpëtim Nuredini, TVM2)