Toshkovski: Rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimit
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski...

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se me marrjen e detyrës si Ministër, kanë hasur në një sistem jofunksional, institucione pa një organizim të qartë, pa kushte pune dhe me besim të humbur tek qytetarët.
Sipas tij fokusi kryesor për të si ministër, ka qenë lufta e pa kompromis ndaj bandave kriminale.
"Bandat ishin të shfrenuara, ndërsa institucionet shtetërore heshtnin. Pasaportat prisnin me muaj, kufijtë ishin në kaos, trafiku ishte i pakontrolluar. Punonjësit e Ministrisë së Brendshme ishin pa pajisje, pa mbështetje, pa dinjitet. I gjithë viti i kaluar ka shkuar duke stabilizuar institucionin dhe sistemin, ndërsa tani shteti është më i fortë se çdo kriminel, çdo rrjet, çdo strukturë e korruptuar. Gjatë vitit të kaluar, ne kemi çmontuar 14 grupe të krimit të organizuar. Kishte mbi 200 autorë, përfshirë një grup brutal të përfshirë në nëntë vrasje, zhvatje, zjarr vënie dhe sulme ndaj oficerëve të policisë”. – deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Toshkovski po ashtu theksoi se në luftën kundër drogës janë zbuluar mbi 860 vepra penale, u sekuestruan mbi 430 kilogramë lëndë narkotike, u parandaluan tre përpjekje për kontrabandë ndërkombëtare, u bë një sekuestrim rekord prej mbi nëntë kilogramësh kokainë dhe mbi gjashtë ton marihuanë.
“Sa i përket korrupsionit, ne nuk kemi heshtur. Kemi ngritur kallëzime penale kundër 107 individëve dhe 18 kompanive, korrupsione të kryera në shëndetësi, energji, sistemin tatimor, sektorin e sigurisë etj. Këto skema korrupsioni kanë shkaktuar dëme prej mbi 17 miliardë denarësh ndaj shtetit. Po ashtu, kemi hapur mbi 230 procedura kundër punonjësve të Ministrisë së Brendshme që nuk e kanë kryer siç duhet punën e tyre. Në fushën e migracionit, parandaluam mbi 6,000 përpjekje për hyrje të paligjshme, zbuluam 64 raste kontrabande dhe shpërbëmë rrjete ndërkombëtare që transportonin emigrantë." – u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ministri Toshkovski foli edhe në lidhje me sistemin “Safe City, duke shtuar se kanë nisur procedurat për ndryshimet e ligjeve që të vihet në funksion ky system.
Sipas tij gjithë qytetarët që vozisin jashtë çdo logjike do t’u konfiskohen automjetet dhe se nuk ka më drejtësi selektive, apo faktor njerëzor nëse dikush do të sanksionohet apo jo. (Fitim Kryeziu, TVM2)