Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve prezentoi projektin “Rrjeti 23”

15.05.2015 15:38

Sindikata e pavarua e gazetarëve së bashku me disa organizata tjera joqeveritare kanë përgatitur një projekt...

Sindikata e pavarua e gazetarëve  së bashku me disa organizata tjera joqeveritare kanë përgatitur një projekt i cili ka për qëllim që të ndikojë pozitivisht në vendimmarrjen qeveritare sa i përket cështjes së të drejtave dhe lirive të gazetarëve. 
 
Në projektin “Rjeti 23” janë dhënë disa rekomandime të cilat gjatë përgatitjes janë referuar pikërisht në kapitullin 23 që vazhdimisht kërkohen nga BE-ja në raport progresin për Maqedoninë dhe që ka të bëjë me sistemin e drejtësisë, ligjin e mediave dhe të drejtat e gazetarëve.
 
“Ideja ishte që, që nga faza e herët, duke mësuar nga praktikat evropiane dhe rajonale, të vetorganizohemi në mënyrë strukturale dhe të bëjmë shtypje subtile në organet vendimmarëse se si mund të kontribojmë ne si sektor civil në atë që është në përmbajtje të kapitullit 23 të ligjeve që kërkon BE që ka të bëjë me sundimin e ligjit në gjykata dhe me të drejtat e qytetarëve”, tha Aleksandar Jovanovski nga projekti “Rjeti 23”.
 
“Sindikati ka filluar këtë luftë pra për të drejtat e gazetarëve, mediave dhe të punëtorëve. Ju jeni ata që na duheni të bashkëpunojmë dhe së bashku të dalim fitimtarë nga ky kontribut”, tha  Dragan Antovski , producent.
 
Këto komente u thanë  nga Sindikata e pavarur e gazetareve të cilët sot prezantuan projektin i cili kishte përmbledhur vijimshmërinë e zhvillimit gazetaresk, ngjarjet  me gazetaret si dhe vendimet qeveritare  që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe mediave.
 
NERMIN MULAKI