Ekonomi, Mickoski: Eksporti shënon rritje

05.07.2025 17:42

Për 23.44 përqind është rritur eksporti në muajin maj...

Për 23.44 përqind është rritur eksporti në muajin maj, bën të ditur kryeministri Hristijan Mickoski. Ai vlerëson se rritja e eksportit në maj të këtij viti është një lajm i shkëlqyer për ekonominë e Maqedonisë së Veriut, pasi kjo do të thotë më shumë para për qytetarët.

Kryeministri thekson se pas disa muajve rënie, më në fund ka rritje për ekonominë e vendit.

“Në maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për një shifër marramendëse prej 23,44 për qind në euro, në mes të stagnimit në tregun evropian, dhe veçanërisht sfidave me të cilat përballet industria e automobilave. Gjithashtu shënuam rritje të eksportit të Maqedonisë në pesë muajt e parë të vitit 2025, në periudhën janar-maj, eksporti i Maqedonisë u rrit për 3,15 për qind në euro, krahasuar me importin për të njëjtën periudhë, që u rrit për 1 për qind”, - ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në “facebook”.

Ai vlerëson se krahas eksportit po rritet edhe turizmi, PBB-ja, prodhimi industrial dhe investimet.