VMRO-DPMNE: Kandidatët e LSDM-së, nuk ofrojnë diçka të re

05.07.2025 17:58

VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM...

VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM në zgjedhje lokale do të garojë me emra të vjetër, të cilët janë të vendosur nga Zoran Zaev, ndërsa kryetari aktual, Venko Filipçe, vetëm i ka mbështetur ata.

Sipas VMRO-DPMNE-së, kjo dëshmon se lideri nën hije i LSDM-së, vazhdon të jetë Zoran Zaev.

“Në mungesë të kuadrove të reja, të freskëta dhe cilësore, të cilat mund të ofrojnë diçka të re në skenën politike, LSDM dhe Filipçe po shkojnë me kuadro të vjetra dhe të lodhura, të cilat janë të afërta me Zaevin, të cilat qytetarët nuk i mbështesin. Kandidatët e LSDM-së që paraqiten si fytyra të reja janë të njëjtit njerëz që kanë qenë në skenën politike me vite dhe janë ndjekës të Zaevit.” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jane Micevski.