Maqedoni

Arifi takon Astrid Thors, diskutohet gjendja e sigurisë në Tetovë

15.05.2015 15:55

Komisionerja e lartë e OSBE-së për komunitetet, Astrid Thors, ka qëndruar sot në Tetovë për të vëzhguar situatën e përgjithshme në vend...

Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, pas takimit, falenderoi komunitetin ndrëkombëtar për kontributin që japin për qetsimin e situatës dhe në të njëjtën kohë për ndërtimin e dialogut.
 
"Biseduam për çështjet që kan të bëjn me zhvillimin, që kan të bëjn me stabilitetin e përgjithshëm në vend, normalisht interesimi ishte I madh për sa i përket gjendjes së përgjithshme të cilën e kemi këtu”, tha Arifi pas takimit .
 
Sa i përket gjendjes momentale në Tetovë, dhe pranisë së forcave policore, Arifi paralajmëroi organizimin e një këshilli lokal të preventivës. 
 
“Ne kemi marë përsipër organizimin e një këshilli lokal për prevencion, siç e dini Këshilli lokal për prevencion  nënkupton Komunën dhe institucionet tjera të cilat meren me siguri duke pasur parasysh të gjitha këto kërkesa dhe paraqitjet e qytetarve”.
 
 Arifi tha se Komuna gjithnjë do të angazhohet që të jetë sa më pranë qytetarëve të saj. 
 
VISAR SADIKI