Pollog, rritet numri i ndërhyrjeve për shuarjen e zjarreve

06.07.2025 15:00

Temperatuarat e larta, pakujdesia e qytetarëve...

Temperatuarat e larta, pakujdesia e qytetarëve, janë disa nga shkaqet që kemi shpërthime të shumta të zjarreve në Pollog, thonë  nga NJTKZ-Tetovë. Sipas tyre këtë vit numri i zjarreve është më i

“Nga vitet paraprake, siç edhe e dini numri i zjarreve është në rritje. Deri tani kemi arritur 409 intervenime, diku 50 intervenime më shumë se vitin e kaluar.Temperaturat janë në rritje, kemi thatësi, gjithë andej në male e fusha, ju bëjmë apel qytetarëve të bëjnë kujdes maksimal” - tha Avni Ameti komandant i NJTKZ-Tetovë.

Ndërkohë, Parku kombëtar “Mali Sharr”, ka ndaluar lëvizjen e qytetarve të pa regjistruar së pari në Parkun kombëtar.

Sipas tyre lëvizje mund të bëjnë vetëm ato qytetar që jetojnë në ato pjesë, ose kanë prona të tyre. Nëse nuk respektohen këto vendime, dënimet janë të larta, thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

“Ju njoftojmë se për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarret në pyje, PK “Mali Sharr”, sipas rekomandimit të Qeverisë së RMV-së dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vendos ndalim për lëvizje të pa evidentuar në pyjet në territorin që menaxhohet nga PK “Mali Sharr”. Përjashtim nga kjo ndalesë kanë vetëm personat që jetojnë ose kanë prona në Sharr” - theksuan nga Parku kombëtar “Mali Sharr”.

Zjarrfikësit në Tetovë, kujdesen edhe për pesë komunat rurale që është një ngarkesë  shtesë, pasi këto komuna nuk koontribuojnë as vullnetarisht, e as nuk participojnë me mjete financiare për këtë njësi. Deri më tani është hapur vetëm nje njësi e zjarrfiksëve në Komunën e Zhelinës, ndërsa janë në pritje për hapje edhe në disa komuna, si ajo e Tearcës, Bogovinës dhe Bervenicës. (Visar Sadiku, TVM2)