Temperaturat e larta ndikojnë në shëndet, viruset e barkut stërmbushin ambulancat

06.07.2025 15:27

Temperaturat ekstreme kanë sjellë me vete...

Temperaturat ekstreme kanë sjellë me vete një valë të re virozash që po e stërngarkojnw sistemin shëndetësor. Sipas mjekëve, gjatë kësaj periudhe po shënohet rritje e ndjeshme e rasteve me rotavirus, një infeksion që prek sistemin tretës dhe që manifestohet me të vjella, diare të shumta, temperaturë të lartë dhe plogështi të përgjithshme.

“Prej komplikacioneve më të shpeshta që mund të na lajmërohen në këtë rast janë plogështia, dhembja e kokës dhe kockave e gjithë trupit, dhe më e rëndësishmja është dehidrimi i organizmit, andaj për ti shmangur të njëjtat, pacientët rekomnadohet që me rregull të konsumojnë lëngje, të pijnë ujë, elektrolite, që të mund të bëjnë kompenzimin e disbalansit elektronik e cila paraqitet si rezultat i jashtëqitjeve, të vjellurave të shumta që mund të ndodhin.” – tha mjeku Benjamin Kamberi.

Grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët, të cilët dehidrohen më shpejt, por as të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike nuk janë imunë ndaj komplikimeve që sjellin këto infeksione.

“Nuk mund ti anashkalojmë edhe rrezikshmëritë tek personat me komorbiditete të ndryshme, gjëgjësiht pacientët kronik të cilët ndoshta njëkohesisht përdorin terapi të ndryshme të rregullt dhe mund të sjellin deri në keqwsim të situatës, nëse e njëjta nuk menaxhohet konform gjendjes së tyre momentale shëdetësore.” - deklaroi mjeku Benjamin Kamberi.

Rekomandimi i mjekëve është i qartë: hidratim i vazhdueshëm me ujë dhe elektrolite, shmangie e ushqimeve të rënda dhe ndjekje e udhëzimeve mjekësore, në veçanti për pacientët me sëmundje kronike. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)