Show Biz

Swift dhe Harris dalin hapur në publik

15.05.2015 16:11

Ata janë munduar ta mbajnë sa më shumë sekret marrëdhënien e tyre, por duket se tashmë është konfirmuar çifti më i ri i fuqishëm në muzikë...

Taylor Swift dhe Calvin Harris kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre, teksa kanë mbërritur në një restorant në Santa Monica, Kaliforni.
 
Ylli 25-vjeçar i pop-it dhe i dashuri i saj 31-vjeçar nuk kanë pasur nevojë ta vërtetojnë me fjalë romancën e tyre, pasi teksa janë futur në restorant ata janë parë të kapur prej dore dhe duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.
 
Dyshja dukej në një gjendje të mirë shpirtërore, duke na lënë të kuptojmë se ata janë të lumtur që më në fund kanë dalë hapur në publik.