Kumanovë, Sh.E. “Vllaznia” realizon aktivitetin “Shkolla Verore 2025”
Në ambientet e Shoqatës Edukative "Vllaznia"...

Në ambientet e Shoqatës Edukative "Vllaznia", u zhvillua me sukses “Shkolla Verore 2025”, një projekt edukativ dhe arsimor i dedikuar për fëmijët e ciklit fillor. Ky program synon zhvillimin personal, moral dhe intelektual të të vegjëlve gjatë pushimeve verore, përmes aktiviteteve të strukturuara dhe me përmbajtje të pasur, njofton organizatori i këtij aktiviteti edukativo-arsimor, të cilit iu bashkangjitën mbi 90 nxënës filloristë, e që ndjekën me përkushtim aktivitetet dhe mësimet e organizuara nga stafi profesional i Shoqatës.
“Ky është aktivitet përmes të cilit Sh.E. “Vllaznia”, ka për synim të edukojë dhe arsimoj nxënësit e shkollave fillore nga komuna e Kumanovës dhe Likovës”, - theksoi, Emira Rexhepi Ramadani nga SH.E. “Vllaznia”.
“Vërtetë është një nderë dhe kënaqësi për ne që kemi prezentuar në këtë shkollë verore ku shumica e nxënësve besoj se kanë qenë të kënaqur dhe pjesa dërmuese e tyre vinin me gëzimin më të madh tek Sh.E. “Vllaznia”, për katër ditë rradhazi ne u munduam ti ndajmë dhe përjetojmë disa çaste të mira dhe mendoj se gjithë ato këshilla e sugjerime që iu dhamë nxënësve ishte e dobishme dhe besoj se ata kanë qenë të kënaqur”, theksoi teologu, Azir Avdiu.
“Ishte kënaqësi për ne si profesionist të marrim pjesë dhe bashkërisht të diskutojmë mbi tema të ndryshme me fëmijët e moshave të ndryshme që ishin si nxënës të kësaj shkolle verore, konkretisht me mua biseduam mbi shëndetin trupor, ushqimet, të qenurit e shëndetshëm fizikisht e mentalisht si dhe për temat e përgjithshme si dhe çka ju interesonte atyre rreth shëndetit”, - theksoi, Dr. Memedali Limani.
“Duke i ftuar fëmijët, ato lulet e shoqërisë, zambakët e mirë, ata filizat e mirë me të cilat mësohet të kemi një shoqëri të shëndoshë e stabile, ku nga ata fillon investimi, ndërtimi dhe kultivimi i këtyre vlerave tek ata fëmijë, e këtë shkollë e bënë Shoqata Edukative “Vllaznia””, - u shpreh teologu, Hasan Baftijari.
Ndryshe Shoqata Edukative "Vllaznia", falënderon të gjithë prindërit, fëmijët dhe kontribuuesit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, me çka shprehen se së bashku po ndërtojmë një brez të shëndetshëm, të edukuar dhe të vetëdijshëm për të ardhmen. (Fatlum Aqifi, TVM2)
