Nataliteti, Mickoski: Nuk do të ketë tatim për të pamartuarit
Nuk do të ketë tatim për personat e pamartuar...

Nuk do të ketë tatim për personat e pamartuar. Këtë e ka sqaruar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili theksoi se deklarata e tij e mëpaarshme në lidhje me këtë temë ka pasur qëllim të nxit debat në opinionin publik.
"Kërkoj ndjesë nga ata që mund ta kenë keqinterpretuar iniciativën time, por është fakt se jam i shqetësuar për situatën demografike në shtet. Dhe, fakt është se si kryeministër i qeverisë, përgjegjësia ime është që të jem i shqetësuar për të ardhmen e shtetit tim, për shkak se unë jam kryeministër i Qeverisë i cili thellësishtë merret me demografinë dhe lëvizjen demografike. Ajo që mund të theksoj, është se në heshtje po zhdukemi dhe po vdesim. Kjo nuk duhet të kalojë pa u vërejtur” – tha Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.
