SHBA, përmbytje në Teksas, të paktën 50 të vdekur
Numri i të vdekurve nga përmbytjet po rritet në Teksas...

Numri i të vdekurve nga përmbytjet po rritet në Teksas. Zonat përreth lumit Guadalupe janë më të goditurat. Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën, shumica e tyre nga një kamp veror krishterë për vajza në Qarkun e Kerrit.
Kërkimi për 27 fëmijë është ende duke vazhduar.
"Deri më tani, kemi gjetur 43 persona të vdekur në Qarkun Kerr. Midis tyre, 28 të rritur dhe 15 fëmijë, disa ende nuk janë identifikuar. Puna do të vazhdojë derisa të gjenden të gjithë" – tha Larry Leita, Zyrtarë policor i qarkut Kerr.
"Deri më tani, 27 fëmijë dihet se janë të zhdukur, por nuk e dimë numrin e saktë të personave të tjerë të zhdukur sepse shumë kampistë vijnë këtu gjatë fundjavave. Kjo ishte një tragjedi e madhe. Ndodhi shumë shpejt, ra shi pothuajse dyfish më shumë se sa pritej dhe nuk kishte shumë kohë për të reaguar" – deklaroi menaxheri i qytetit të Kerrville, Dalton Rice.
Dalja nga shtrati i lumit përmes rajonit kodrinor ka marrë disa jetë të tjera në qarqet Travis dhe Tom Green. Banorët po dëshmojnë tmerrin dhe sasinë e madhe të ujit që mbërriti papritur.
"Njoh njerëz nga lagjja dhe pjesa e poshtme e lumit që nuk janë më atje. Uji papritmas u ngrit ndoshta 9 metra, thjesht nuk kishte kohë për të reaguar. Shikoni pemët dhe makinat dhe imagjinoni sikur jeni në një kamp ose në një tendë, si do të ishte tmerri, thjeshtë në rrethana të tilla nuk mund të bësh asgjë" – u shpreh një banor i Ingram.
"Shtëpia e fqiut tim u përmbyt. Për të shpëtuar familjen e tij, ai theu një dritare, preu arterien dhe krahun. Ai arriti të shpëtonte familjen e tij, por për fat të keq, vdiq nga gjakderdhja e madhe” – potencoi një banore e Ingram me emrin, Lorena Guillen.
Guvernatori i Teksasit ka shpallur gjendje katastrofe në të gjithë shtetin në 15 qarqe për të lehtësuar qasjen e ndihmave në rajonet e përmbytura.
"Deklarata do të sigurojë që të gjitha qarqet e prekura të kenë qasje në çdo mjet, strategji, personel që shteti i Teksasit mund t'u ofrojë atyre, dhe kjo do të jetë e pakufizuar" – theksoi Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.
Autoritetet thonë se shirat e rrëmbyeshëm që filluan para agimit të së premtes e kanë rritur nivelin e lumit Guadalupe me 8 metra në vetëm 45 minuta.
Deri më tani rreth 850 persona janë shpëtuar, dhe paralajmërimet për përmbytje të menjëhershme mbeten në fuqi për pjesë të Teksasit qendror gjatë fundjavës. Presidenti Trump ka njoftuar ndihmë federale. (Fitim Kryeziu, TVM2)
