Propozimi i Katarit për armëpushim në Gaza, Izraeli s’pranon kërkesën e Hamasit për ndryshime

06.07.2025 20:43

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se organizata militante palestineze “Hamas”, po kërkon ndryshime “të papranueshme” në një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës.

“Ndryshimet që ‘Hamasi’ po kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin. Kryeministri izraelit gjithashtu urdhëroi që një delegacion të dërgohej në Doha për bisedime indirekte me Hamasin”, - ka theksuar zyra e Netanyahut, në një postim në mediat sociale.

Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po përqendrohen në arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën e Gazës dhe lirimin e pengjeve që mbahen ende nga Hamasi.

Nga ana tjetër edhe të afërmit e pengjeve i kërkojnë të afërmit e tyre në gjirin familjar.

“Kjo është koha që mund ti shpëton të gjithë, edhe të vdekurit, edhe të gjallët, po kërkojmë marrëveshje që nuk do të bënë dallim mes pengjeve” – tha Makabit Maer, familjarë i një pengu.

Kryetar Tramp, ju lutemi të mos lëshoni pe, ju lutem të vazhdoni dhe ndihmoni vendin tonë, ashtu siç i ndihmuat Iranit, dhe ktheni në shtëpitë e tyre familjarët tanë, dhe jepni fund krizës së pengmarrjes” – deklaroi Jehiel Jehud, babai i një pengu të liruar.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim të përkohshëm kanë ngecur prej muajsh, por ndërmjetësit kohët e fundit paraqitën një propozim tjetër, i cili sipas raporteve parashikon ndërprerjen e armiqësive në Rripin e Gazës për të paktën 60 ditë, lirimin e 10 pengjeve izraelite dhe kthimin e mbetjeve të pengjeve të vdekura.

Në këmbim, një numër i madh i të burgosurve palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite. Gjatë armëpushimit, të dy palët do të përpiqeshin të negocionin një fund të përhershëm të luftës.

Hamasi tha të premten se i’a kishte dorëzuar miratimin e tij për propozimin e fundit të ndërmjetësimit Katarit dhe Egjiptit.

Netanyahu do të takohet nesër me presidentin amerikan, Trump. (Fitim Kryeziu, TVM2)