Zjarri afër Bllacës, ndalohet qarkullimi për kamionë, devijohet qarkullimi për vetura!
06.07.2025 23:30
Pas zjarrit që ka shpërthyer afër pikës kufitare në Bllacë...

Pas zjarrit që ka shpërthyer afër pikës kufitare në Bllacë, Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me një njoftim, që ka të bëjë me regjiimin e posaçëm të qarkullimit të automjeteve nga pika kufitare Bllacë, në drejtim të Shkupit.
“Automjetet e pasagjerëve tani kalojnë përmes fshatit Bllacë e Epërme, nëpër rrugën e vjetër drejt fshatrave Banjan, Glluvo dhe pastaj Shkup. Gjithashtu, është vendosur regjim i posaçëm i qarkullimit edhe në drejtimin nga Shkupi drejt pikës kufitare Bllacë. Qarkullimi në këtë drejtim është devijuar në rrugën rajonale R-2239 përmes fshatit Brazdë, Glluvo dhe Bllacë e Epërme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
