Maqedoni
Miteva: Do të punësohen 400 zjarrfikës
07.07.2025 13:46
Në kuadër të programit nacional “Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret”...

Në kuadër të programit nacional “Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret”, Qeveria paralajmëron përfshirjen e 400 personave, të cilët do të angazhohen në punë publike me fokus në krijimin e brezave kundër zjarrit dhe aktivitete të tjera për parandalimin dhe uljen e rrezikut nga zjarret. Programi ofron mbështetje financiare dhe mundësi punësimi të përhershëm për pjesëmarrësit, njoftojnë nga Qeveria.
“Masa parashikon përfshirjen e 400 personave të papunë, të cilët do të angazhohen në punë publike me fokus në krijimin e brezave kundërzjarrit dhe aktivitete të tjera për parandalimin dhe uljen e rrezikut nga zjarret. Dua të theksoj se çdo pjesëmarrës i angazhuar do të marrë mbështetje financiare mujore prej 24.000 denarësh. Kjo masë ka efekt të dyfishtë – social dhe ekologjik. Nga njëra anë, sigurojmë të ardhura dhe përfshirje të personave të papunë. Nga ana tjetër, krijojmë një sistem funksional dhe të qëndrueshëm për mbrojtje nga zjarret, i cili është planifikuar të përfshijë 14 komuna në të gjithë shtetin, komuna ku ka njësi territoriale të zjarrfikësve. Aplikimi do të zhvillohet në mënyrë transparente përmes Thirrjes Publike, e cila do të shpallet nga komunat.”, - deklaroi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
