Mickoski: Jemi partner i kompanive vendore

07.07.2025 15:54

Po ua shtrijmë dorën kompanive vendore...

Po ua shtrijmë dorën kompanive vendore dhe të huaja jo deklarativisht, por në mënyrë thelbësore, tha kryeministri Hristijan Mickoski në takim me Këshillin për investime të huaja.

Mickoski thotë se Qeveria aktuale ka dëshmuar me rritje ekonomike prej 3.2 për qind të BPV-së në kaurtalin e parë të vitit 2025 rritje të eksportit 3.15 për qind dhe rritjen e prodhimit industrial prej 9.4 për qind në muajin e kaluar krahasuar me muajin e vitit paraprak.

Sipas kryeministrit, investimet e huaja vitin 2024 kanë arritur vlerë rekorde prej 1 miliard e 255 milionë investime të huaja.

“Kjo është një fotografi ndryshe që ne kemi arritur në krahasim me Qeverinë e kaluar që nuk luftonin për investime, por për provizion, nuk kanë krijuar kushte, por formula se si ata të përfitojnë, rezultati ka qenë stagnim ekonomik, shanse të humbura dhe qytetarë të varfër. Sot problemet po i zgjidhim bashkë dhe jam i vetëdijshëm se qytetarëve u mungojnë akoma paratë. Efekti i kësaj rritjeje do të japë rezultat dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë në këtë drejtim.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Këshilli i investitorëve të huaj kërkon lehtësime për tërheqjen e investitorëve

Nga Këshilli i investitorëve të huaj thonë se në vazhdimësi po kërkojnë lehtësime për tërheqje të investitorëve të huaj, njëkohësisht dhe anëtarësimin e Maqedonisë në organizata ndërkombëtare, që kompanive vendore do t’u mundësonte qasje më të lehtë ne tregjet ndërkombëtare.

“Siç e dini, për 67 numra tatimorë nga 1 korriku i këtij viti veç më e kemi në ligj 50 për qind ulje të masave tatimore sipas BE-së dhe nga 1 janari do të kemi harmonizim të plotë. Ky është një hap i rëndësishëm si për investitorët e huaj, por dhe kompanitë vendore, pasi që do të ndikojë në rritje të konkurrencës dhe do të ketë investime edhe më të mëdha. Nga 1 janari, RMV-ja është e kyçur edhe në sistemin e kontabilitetit ndërkombëtar, që nënkupton se kompanitë do të bëjnë njëherë raportin e kontabilitetit që do t’u vlejë edhe në vende të tjera.”, - thanë nga Këshilli për investitorë të huaj.

Kryeministri Mickoski demanton se në kuartalin e parë të këtij viti ka ulje të investimeve të huaja në shkallë prej 58 për qind dhe njofton se kjo ndodh për atë se kompanitë kanë marrë hua nga kompanitë e tyre në RMV dhe ajo hua do të kthehet si investim në vendin tonë deri në fund të vitit. (Gazmend Rexhepi, TVM2)