Minstria e Ambientit , bashkefinancon me komunat për trajtimin e ujrave

15.05.2015 16:37

Minstria e Ekologjisë ka nënshkruar marrveshje për bashkëfinancim me disa komuna, mjete të cilat do të investohen në përmirësimin e trajtimit të ujrave të zeza. Bëhet fjalë për projekte të miratuara në përputhje me programin për investime në përmirësimin e ambientit jetësor...

“Nënshkruam marrëveshjet , pra bëmë ndarjen e mjeteve për bashkëfinansim për disa komuna, mjete të cilat do të investohen për përmirësimin e trajtimit të ujërave të zeza. Mjetet do të investohen gjithashtu dhe në rrjetet e ujësjellësit dhe në pregaditjen e dokumentacionit teknik , gjegjësisht projekteve themelore për ato komuna që  nuk kanë pasur drri tani ”, tha  me këtë rast ministri i ekologjisë, Nurhan Izairi.

Mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së  ujit mbetet një nga prioritetet kryesore të Minsitrisë së Ambientit Jetësorë, theksoi ministri Izairi, duke shtuar se priorotetet e tilla  realizohen me financim aktiv financiarë të njësive të pushtit vendorë, me investime në trajtimin e ujrave, grumbullimin dhe trajtimin e ujrave të zeza.

Në kuadër të proektit Kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e kanalizimit në fshatin Debresh.   

“Në këtë projekt,  Ministria e Ekologjisë financon 5 milion denarë, po aq do të finansoj edhe Komuna e Gostivari . Me këtë ne do të zgjidhim një problem të madh në vendbanimin  Debresh dhe  më ujërat e zeza nuk do të derdhen në sipërfaqën tokësore e cila e dim se paraqet rrezik që të paraqitet ndonjë sëmundje ngjitëse”,  tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Komuna e  Bogovinës dhe Ministria e Ambientit, nënshkruan sot marëveshjen e dytë me rradhë për projekte të kësaj komune.  

“Këto mjete sot që ndahen nga buxheti Republikan,  gjegjësisht nga Ministria e Ambientit,  do të shkojnë në Komunën e Bogovinës për të përgaditur dokumentacionin teknik që do të ketë për qëllim realizimin e projekteve për kanalizimin fekal”, tha  Hazbi Idrizi, kryetar i Komunës së Bogovinës.

Krahas Gostivarit dhe Bogovinës, marrveshje në kuadër të këtij program kanë nënshkruar edhe drejtuesit e komunës së Zhelinës, Çuçer Sandevës dhe Gazibabës. (Gyltene Sinani, TVM2)