Ekonomi
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës
07.07.2025 17:23
KRrE solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,73% në raport me vendimin e datës 30.06.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) rritet për 0,50 denarë për litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 1,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,174 denarë për kilogram.
Nga data 08.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 76,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) 70,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 69,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 39,409 (denarë/kilogram)
