Maqedoni

MPB: Ndalohet qarkullimi drejt Pikës Kufitare Bllacë për shkak të zjarrit

07.07.2025 18:38

Plotësisht është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Stenkovec-PK Bllacë në të dyja drejtimet...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se për shkak të përhapjes së zjarrit në afërsi të Pikës Kufitare Bllacë, është ndërprerë plotësisht qarkullimi në aksin rrugor Stenkovec–PK Bllacë në të dy drejtimet. Si pasojë, është mbyllur edhe vetë pika kufitare.
 
MPB bën të ditur se është në koordinim me institucionet përkatëse për të ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit dhe menaxhimin e situatës.
 
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin udhëtimin drejt Bllacës derisa zjarri të shuhet plotësisht dhe qarkullimi të rikthehet në normalitet. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, opinioni do të informohet me kohë.