Maqedoni
MPB: Qarkullim i alternuar drejt dhe nga Pika Kufitare Bllacë
07.07.2025 20:35
MPB njofton se në aksin rrugor Stenkovec – Pika Kufitare Bllacë ka filluar të lejohet qarkullimi i alternuar i automjeteve

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është vendosur qarkullim i alternuar në aksin rrugor Stenkovec – Pika Kufitare Bllacë, ku automjetet lejohen të kalojnë herë në një drejtim, herë në tjetrin.
Megjithatë, MPB u bën apel qytetarëve që të shmangin udhëtimet drejt Bllacës, përveç në raste urgjente, derisa të normalizohet plotësisht trafiku dhe të shuhet zjarri që është ende aktiv pranë rrugës.
