Maqedoni
Policia bllokon dy rrugë, por situata në Kumanovë është e qetë
15.05.2015 16:39
Pas bllokimit të mbrëmshëm të rrugëve “11 Tetori“ dhe “Todor Velkov” në pjesën qëndrore të Kumanovës nga ana e policisë...

Pas bllokimit të mbrëmshëm të rrugëve “11 Tetori“ dhe “Todor Velkov” në pjesën qëndrore të Kumanovës nga ana e policisë, disa portale sërish shfrytëzuan rastin për të shpërndarë dezinformata dhe duke krijuar panik tek qytetarët e Kumanovës.
Lidhur me këtë sot kreu I Kumanovës Zoran Damjanovski , mbajti një konferencë për gazetarë me çrast kërkoi nga organet përgjëgjëse të MPB të dalin të sqarojnë përse janë bllokuar këto dy rrugë.
“Pas aksionit që ndodhi gjatë vikendit nuk ka pasur bllokada, qyteti ishte i hapur, ndërsa tani ka shtim të sigurimit. E lus MPB-në që sa më shpejt të del me informacione zyrtare për popullatën e Kumanovës por edhe për atë maqedonase, që të sqarojë cka po ndodh në qytet”, deklaroi Zoran Damjanovski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.
Disa efektivë policie u ka në brifuar sot gazetarëve se bëhet fjalë për masa të rregullta sigurie por deri në këto moment, nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga MPB për këtë prani të shtuar policore.
Në rrugët e bllokuara vetëm për qarkullimin e automjeteve por jo edhe për qytetarë, gjenden Gjyqi i Kumanovës, Policia dhe Komuna.
Ndërkohë në Lagjen e trimave edhe sot kanë vazhduar aktivitetet për normalizimin e gjendjes si dhe shpërndarja e ndihmave nga vise të ndryshme të vendit .
Në këtë lagje janë ndarë edhe ndihmat të parapara e parapara të Komunës së Kumanovës prej 2 milion denar me fazën e parë.
Komisioni për verifikimin e dëmeve edhe sot ka punuar shtëpi më shtëpi në verifikimin e dëmeve të shkaktuara gjatë përleshjeve të javës së kaluar.
NEXHAT AQIFI
