Maqedoni
Zgjedhjet lokale, Mickoski: Do ta mbështesim VLEN-in
08.07.2025 14:48
Bisedimet për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale me Lëvizjen “E Di” dhe me VLEN-in shkojnë në drejtim të mirë...

Bisedimet për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale me Lëvizjen “E Di” dhe me VLEN-in shkojnë në drejtim të mirë, vlerësoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski. Paralajmëroi se me Lëvizjen “E Di” do të kenë lista të ndara për këshilltarë, ndërsa aty ku njëri ka kandidat, tjetri nuk do të dalë me kandidat. Sipas tij, ka mundësi që VMRO-DPMNE dhe koalicioni që në rrethin e parë t’i mbështesin edhe kandidatët e VLEN-it në disa komuna.
“Edhe në ato komuna ku do të vendosim të mbështesim kandidat, nëse ai do të jetë i koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe Lëvizja “E Di”, nuk do të nxjerrin kandidat, do të mbështeten mes vete. Mendoj se në drejtim konstruktiv zhvillohen bisedimet dhe pres sukses në ato bisedime në fund të procesit të negociatave.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Në lidhje me bashkëpunimin në VLEN, ai tha se ka mundësi që në rrethin e parë të mbështesin kandidatë të tyre në disa komuna dhe se BDI-ja duhet të fituar në këto zgjedhje.
“Lidhur me bashkëpunimin me koalicionin VLEN, pres gjithashtu që në rrethin e parë në komuna të caktuara do t’i mbështesim kandidatët e këtij koalicioni, sepse besojmë fuqimisht se partia politike që ka lënë përmendore për më shumë se 20 vjet, si ajo këtu në Veles, dhe nuk ka bërë asgjë, jo vetëm për Velesin, por për të gjithë Maqedoninë, e cila në vend që të merrej me gjëra të tilla, u përqendrua kryesisht në dhënien e licencave për marihuanë, hapjen e kazinove, blerjen e qendrave tregtare, dyqaneve të shtrenjta në qendër të qytetit, themelimin e kompanive të menjëhershme që fitojnë tenderë shtetërorë, lojën e futbollit në zyra, duke pështyrë mbi popullin, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Ndërkohë kryeparlamentari Gashi theksoi se përgatitjet për shpalljen e zgjedhjeve janë në fazën përfundimtare dhe data e saktë do të shpallet së shpejti. Ai theksoi se kjo do t'u japë kohë të mjaftueshme të gjitha partive politike dhe kandidatëve të pavarur për t'u përgatitur për fushatën zgjedhore. Raundi i parë i zgjedhjeve është planifikuar për 19 tetor, ndërsa raundi i dytë do të mbahet dy javë më vonë.
ARMEND MURSELI
